Sekretari i Burimeve Njerëzore në FRPD, Indrit Hoxha, tha se me lëvizjen që ka paralajmëruar dy ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha synon të rikthejë lidhjet me bazën. Ai e cilëson të paligjshëm përjashtimin e Berishës. Hoxha, nuk e përjashton rikthimin e Berishës në krye të PD-së. Referendumi i iniciuar nga FRPD për Hoxhën është i drejtë dhe i mirëmenduar.
Deklarata e Hoxhës:
“PD është themeluar nga të rinjtë. Është parti që mbart vlerat e rinisë shqiptare. Në këtë parti duhet kthyer dinjiteti dhe vlerat. Nuk mund të ketë vendime personale. Përjashtimi është personal dhe në shkelje të statutit. Nuk është hera e parë. Edhe para zgjedhjeve Basha e ka shkelur. Kishim dorëheqjen e nënkryetarit të forumit për shkeljen e statutit. Beteja që thoshte Basha paska qenë të përjashtohej Berisha. Këshillën e Ramës, Basha vendosi ta dëgjojë. Vijmë te e sotmja. Forumi i është bashkëngjitur Berishës. Kjo nuk mund të trajtohet si çështja e Tom Doshit. Pse Basha i shkeli vijat e kuqe për shkeljen e mandateve?Nëse forumet thonë se Berisha duhet të ikë, ky është një vendim që duhet pranuar. PD përgjatë 8 viteve ka humbur lidhjen me bazën. Berisha këtë po bën, po kthehet në bazë. Presim përgjigjen, por di të them që një e treta e delegatëve të Kuvendit duhet të mblidhen. Duhen një e treta e delegatëve (7700)”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post