Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Pas dekretimit të ministrave të qeverisë “Rama 3”, ku SPAK i ktheu përgjigje presidentit se asnjëri prej anëtarëve të kabinetit nuk ishte në hetim, Çupi thekson se në vendin më të korruptuar në Europë, s’ka asnjë qeveritar në hetim.
Komenti i Çupit:
“Ministrat e qeverisë po festojnë me shumë, pas sigurisê që ju dhanë se nuk ishin nê hetim,sesa për faktin që do tê vazhdojnë të jenë ministra.
Ne vendin më te korruptuar në Europe , ska asnjë qeveritar ne hetim!! Siguri më te plote që korrupsioni te vazhdojë nuk ka”, shkruan Dhurata Çupi.
Diskutime rreth kësaj post