Ditën e sotme kancelarja Angela Merkel zhvilloi vizitën e fundit zyrtare në Shqipëri. Ajo u prit nga kryeministri Rama në një ceremoni solemne ku nuk munguan as medaljet. Në lidhje me vizitën e saj ka reaguar së fundmi edhe Erion Braçe per të cilin Merkel është një zonjë grua, e fortë dhe mjaft modeste. Më tej ai shton se Shqipëria i është mirënjohëse për mbështetjen që ajo i ka dhënë dhe e falenderon me zemër për gjithçka që ajo ka bërë.
Deklarata e Braçes:
“GRUA, E FORTE DHE MODESTE E JASHTEZAKONSHME;
E zonja, e afte, vizionare, liberale, e hapur,
e drejte, e drejtperdrejte, e pergjegjshme,
e vendosur, bashkepunuese, e ndershme,
humaniste, avokate dhe ofruese e nje shtepie te madhe per vendet e vogla,
mbi te gjitha per njerezit ne nevoje nga Evropa e me gjere, emigrantet;
EUROPEISTE SI PAKKUSH!
Shqiperia i eshte mirenjohese per gjithe mbeshtetjen politike dhe ekonomike, njerezore, personalisht por edhe vendit qe drejtoi e qe e solli aq prane saj!
FALEMINDERIT ME ZEMER KANCELARE!”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post