Arben Ristani u shpreh se Partia demokratike po vuan nga kriza e lidershipit, ndërkohë që ka cituar dhe disa fjalë të ish-presidentëve dhe Presidentit Meta, për Bashën.
Deklarata e Ristanit:
“PD vuan krizën e lidershipit. PD ka pasur një lider që e ka çuar nga humbja në humbje, duke i lënë demokratët për 12 vjet në opozitë, duke krijuar dhe premisat për një opozitë të shtuar dhe pas 12 vitesh. Do i referohesha disa ish-presidentëve të Shqipërisë, Presidentit Topi, i cili ka thënë se Basha është një politikan pa karakter, apo si Nishani i cili e konsideron se një skuth, apo Meta, i cili thotë se ai të gënjen edhe për orën. Për të kaluar më pas me të gjithë kritikët e Bashës, të cilët janë larguar nga partia por që vazhdojnë të artikulojnë të njëjtën gjë për Bashën.
Për të ardhur më pas deri tek akuzat për bashkëpunim. Kritikët përfshirë dhe Berishën artikulojnë për shitje interesash të PD tek kundërshtari politik. PD vuan krizën e lidershipit. Vendimi i fundit për, që është tentativa për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, e quaj tentativë sepse është një vendim antistatutor, nuk sjell pasoja. Për më tepër që përkatësia në një grup parlamentar është e drejt e deputetit. Mënyra se si u mor ishte tipike e Bashës, natën, pas shpine. Kjo tregon sërish mungesën e lidershipit”, tha Ristani.
Diskutime rreth kësaj post