Një nga mënyrat më të mira për të humbur peshë është duke bërë ndryshime në mënyrën se si ushqeheni. Në këtë rast dieta mund të jetë gjëja e parë që ju vjen ndërmend. Llojet e ndryshme të dietave që tashmë njihen botërisht, mund t’ju bëjnë më të pavendosur se cila mund të jetë më efektive për ju. Disa dieta kanë si qëllim të frenojnë oreksin tuaj, për të zvogëluar sasinë e marrjes së ushqimit.
Ndërsa të tjera sugjerojnë kufizimin e marrjes së kalorive dhe karbohidrateve ose yndyrës. Për më tepër, këto lloj dietash mund të ofrojnë përfitime të shumta shëndetsore përveç humbjes së peshës. E tillë është edhe dieta “ South Beach” që psikiatri Arthur Otstinstein, ua sugjeroi pacientëve të tij. Ju njohim më poshtë me disa nga dietat më të njohura në botë.
Dieta me bazë proteinike
E njohur ndryshe si dieta “Atkins”, kjo dietë redukoton karbohidratet dhe favorizon proteinat. Ky kombinim bën që metabolizmi juaj të djegë dhjamin, në vend të karbohidrateve dhe sheqerit. Duke reduktuar kështu rezervat e yndyrës në trup dhe duke çuar në humbje peshe.Edhe pse është një dietë efektive për të ulur peshën, nuk mund të rekomandohet si një dietë që duhet të ndiqet për një kohë të gjatë.
Dieta me bazë drithërat
Kjo është një tjetër dietë që përdoret për të humbur peshë, ndryshe njihet si dieta “Sonoma”. Kjo dietë vjen si derivat i dietës mesdhetare dhe mund të themi se është një dietë e ekuilibruar. Ajo bazohet në konsumin e drithërave dhe të kontrollit të racioneve, megjithatë lejon të përshtasni ushqimet tuaja të preferuara. Në përgjithësi është një dietë e shkëlqyer për tu ndjekur në plan afatgjatë.
Dieta që ekuilibron kaloritë, proteinat dhe yndyrnat
Dieta “Zone” u krijua nga biokimistja Dr. Berry Sears, kjo dietë kërkon që ju në një vakt të ekuilibroni lëndët ushqyese. Ajo rekomandon të konsumohen 40% kalori nga karbohidratet, 30% proteina dhe 30% yndyrna. Ky është një ekuilibër që duhet të ndiqet çdo ditë. Kjo dietë pretendon të zvogëlojë inflamacionin në trup. Inflamacioni mendohet të jetë arsyeja që njerëzit shtojnë peshë, sëmuren dhe plaken më shpejt.
Pra, kur mund të konsiderohet një dietë sigurt për tu ndjekur?
Nuk ka asnjë dietë magjike për humbjen e peshës. Por nëse ndaloni së konsumuari ose moderoni konsumin e ushqimeve me shumë sheqer dhe yndyrë, siç janë patatet e skuqura ose ëmbëlsirat, mund të humbisni peshë më shpejt.
Diskutime rreth kësaj post