Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar përmes një postimi në rrjet Kryeministrin Edi Rama dhe nismën që ai mbështet “Open Balkan”. Duke iu referuar deklaratave të Kancelares Angela Merkel, Manjani tha se Proçesi i Berlinit presupozohet të na çojë në Berlin, më tej në Bruksel e jo të na ngulë në Beograd.
Postimi nga Ylli Manjani:
‘Proçesi i Berlinit presupozohet të na çojë në Berlin, më tej në Bruksel e jo të na ngulë në Beograd. Aq më tepër duke anashkaluar Prishtinën!!! Kështu që Halla ishte shumë e qartë kur foli për Berlinin dhe jo “Open Ballkanin”…
Meqë ra fjala, për të shkuar në Bruksel tashmë duhet vizë nga ambasada Belge në Sofje… Shum të fala andej nga BE-ja..! Hallës i urojmë pension të mbarë…!‘-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post