Pas takimit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, ditën e sotme në Tiranë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se janë katër elementë të domosdoshëm për paqe dhe stabilitet. Kurti tha se Kosova është për marrëdhënie të mira rajonale e fqinjësore, por nuk e kompesojmë dot Serbinë as me shtetësi as me territor. Ai theksoi se krimet e luftës nuk mund t’i harrojmë kurrë dhe nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për to.
Deklarata e Kurtit:
“Katër elementët për paqe dhe stabilitet janë: Sundimi i ligjit, i cili vepron kundër oligarkëve, demokratizimi, ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon të ketë kriminelë të luftës dhe reciprosktiviteti. Ne jemi për marrëdhënie të mira, por nuk e kompesojmë dot Serbinë, krimet e kryera gjatë luftës nuk do t’i harrojmë kurrë. Mosnjohja e Kosovës dhe mospranimi i krimeve nuk janë pjesë tonat”, tha Kurti.
Diskutime rreth kësaj post