Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Tiranë. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti ka shkruar se bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
“Filloi takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian”, – shkroi Kurti.
Ndryshe, Merkel është duke zhvilluar një vizitë në Tiranë ku do t’i takojë krerët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor ku në plan të parë të diskutimit do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post