Kancelarja Angela Merkel u shpreh sot nga konferenca e përbashkët që mbajti me kryeministrin Rama, se BE duhet të mbajë premtimin sa i takon procesit të integrimit, nëse sheh se kushtet e përcaktuara janë plotësuar.
“Në fakt BE, shtetet anëtare do të duhej të thonë kriteret kushtet për tu bërë pjesë. Në rastin e Shqipërisë e kemi thënë qartësisht se çfarë duhet të ndryshoni në sistemin e drejtësisë, apo sektorë të tjerë.
Dhe në momentin që këto kushte plotësohen do të duhej që BE të mbante fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte te reja, sepse për shkaqe të politikës së brendshme në vende të caktuara kjo nuk është e mundur. Kjo sjell zhgënjim, e unë mirëkuptoj zhgënjimin këtej” – u shpreh Merkel.
Diskutime rreth kësaj post