Në puntatën e djeshme dy konkurrentet e “Përputhen’, Ada dhe Arilda rrëfyen se kanë probleme me familjarët, të cilët nuk e pranojnë pjesëmarrjen e tyre në “Përputhen”. Fillimisht Ada rrëfeu se asnjë anëtar i familjes së saj nuk i flet dhe nuk e konceptojnë dot hyrjen e saj në këtë emision.
Arilda, të cilën e thërrasin Tola nuk i mbajti dot lotët teksa dëgjonte Adën dhe tha se u prek pasi po i ndodh e njëjta gjë.
“Unë nuk flas me vëllain tim. Ne kemi një vit diferencë dhe gjithmonë kemi qenë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja që të ishim si më parë”, – tha Tola.
Diskutime rreth kësaj post