Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Më parë në hapësirat e “Tirana Business Park” mbërriti edhe kryeministri malazez, Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Tashmë pritet nga çasti në çast edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe kancelarja Merkel.
Merkel zhvillon një vizitë në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Diskutime rreth kësaj post