Deputeti i zgjedhur Agron Gjekmarkaj ësht shprehur se vendimi i marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha është më i vështiri në kohën e Partisë Demokratike, që nga viti 1997. I ftuar në “Opinion”, Gjekmarkaj tha se Basha nuk mund të shndërrohej në një ‘Haxhi Qamil’, term i përdorur shumë herë nga kryeministri Edi Rama për të krahasur Opozitën dhe Presidentin Ilir Meta.
Sipas Gjekmarkajt, procedura e zgjedhur nga Basha nuk e bind, por nuk kishte zgjedhje tjetër, pasi ishte përballë presionit të SHBA-ve.
Deklarata e Gjekmarkajt:
“Në PD nuk ka ngazëllim, është ngjarje traumatike, ngjarje më e vështirë se 1997, përjashtimi i Sali Berishës, nga pikëpamja emocionale. Por unë e kam thënë. Gjykimin e ndërtoj mbi ato që di, mbase nuk i di të gjitha. Lulzim Basha ishte i detyruar. Basha nuk mund të shndërrohej në një Haxhi Qamil që të thoshte kam Shijakun e Kavajën me vete kundër Amerikës. Procedura që ka zgjedhur Basha nuk më bind, nuk është parimore, por ka marrë përgjegjësi. Lulzim Basha nuk kishte zgjedhje tjetër, ishte në rrezik Partia Demokratike. Unë personalisht e kam konsideruar të padrejtë vendimin e Blinken për Berishën, por Basha nuk kishte zgjedhje tjetër. Presioni vinte nga SHBA-ja nga Reeker. Strukturat janë në trishtim të thellë,”– tha Gjekmarkaj.
Diskutime rreth kësaj post