Analisti Baton Haxhiu ka folur për përjashtimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Ai tha se duket që është krijuar një xhelozi për faktin se si Berisha e “fitoi” betejën ndaj të gjithë atyre, që janë munduar ta largojnë nga politika që nga viti 2013, ku ai humbi zgjedhjet parlamentare.
Deklarata e Haxhiut:
“Sali Berisha nuk është përjashtuar nga PD, por nga grupi parlamentar. Kam përshtypjen, që të gjitha ata, duke përfshirë edhe ty, sidomos ty, të cilët nuk e keni rrëzuar këtë njeri me duart dhe shkronjat tuaja dhe të miat, kemi krijuar njëfarë xhelozie se si ky njeri, i cili në një moment dukej i pashpirt, e fitoi betejën ndaj të gjithë neve, që jemi munduar ta heqim që nga 2013”, tha Haxhiu.
Diskutime rreth kësaj post