Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA. Të gjithë familjes Berisha i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vendimi i DASH nuk e prek partneren e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlanin. Por goditja e dytë për Berishën erdhi nga Partia Demokratike e cila e përjashtoi nga grupi.
Mevlani, partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, ka reaguar për herë të parë. Ajo la zgjedhur të komentojë në një postim të aktores Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për dukjen.
Ndjekësve u ka rënë në sy komenti i Mevlanit dhe kanë replikuar me të.
“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një prej tyre, por Mevlani nuk ia ka përtuar përgjigjen.
“Mos ia qaj hallin,”- shkruan blogerja në replikën e saj.
Diskutime rreth kësaj post