Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj në një prononcim për mediat pas largimit nga seance plenare e mbajtur pasditen e sotme ka akuzuar Grupin Parlamentar të PS dhe Kryetaren e Kuvendit për shkelje të rregullores.
Më tej Rushaj është shprehur se kjo shkelje rregulloreje bëhet me qëllimin për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të PD dhe opozitës.
Deklarata e Rushajt:
“Sot dihet të ishte një seancë rutinë, normale e Kuvendit ku secila prej forcave politike duhet të zinte vendin e vet në komisionet parlamentare për të bërë detyrë. Për fat të keq që në seancën e parë u shkel rregullorja me të dyja këmbët dhe u shkel për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës në parlament. Kjo është e papranueshme, është diçka që nuk duhet ta bëjë askush. Prandaj i bëjmë thirrje kryetares së Kuvendit dhe Grupit Parlamentar të PS që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare. Ajo çfarë jam unë këtu të them është që nuk do ta lejojmë PS-në që në mënyrë të hapur të shkelë rregulloren.”– tha Rushaj.
Diskutime rreth kësaj post