Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se brenda 3 muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij më i goditur do të jetë kryeministri Rama. Ngjela theksoi se vendimin e ka marrë Departamenti i Shtetit Amerikan dhe që kur Berisha u shpall non grata ata i bënë paralajmërimet për PD-në.
Deklarata e Ngjelës:
“Natyrisht që mendoj se Basha nuk ka pasur rrugë tjetër, nuk e ka marrë ai vendimin por departamenti i shtetit, do flasim për shkakun jo për pasojën. Departamenti të SHBA e ka shpall Berishën ‘non grata’ , këtë nuke lejon as ligji shqiptar.
Jo vetëm non grata por politika amerikane deklaroi se nëse nuk do e përjashtoni do ‘hani bar’, tani Basha veproi mire, Saliu është mendjengushtë. Berisha ose nuk është mirë nga mendja ose ka një qendër jashtë që e drejton. Unë flas si jurist, nuk e ka nxjerrë Basha vendimin, nuk mund të prishej me Amerikën. Ne po flasim për substancën, ai nuk ka gabuar, ai rregulloi karrierën e tij edhe nëse e ka pasur në pikëpyetje lidhur me partnershipin e madh.
Berisha bërtet kot, është i çorientuar. Ç’faj ka Basha, sepse asnjë nga këta që mbështetën Berishën nuk po flet. Ekuacioni ka dy krahë, e vetmja rrugë është që ti binden Bashës dhe të rritet figura e tij. Nga e gjithë kjo më i godituri është Rama, mbajeni mend nga unë këtë, po të shikosh poshtë e përpjetë ai i ka sjellë këto telashe pavarësisht se nuk del hapur.
Çështja është shumë e thjeshtë, nëse kemi rritjen e Bashës me përkrahjen e Amerikës për 3 muaj do të kemi zgjedhje të parakohshme. Dominoja është shumë e rrezikshme, po vure një gur 5 me 3 do të të vidhet, është gur i Amerikës ai”, u shpreh avokati.
Diskutime rreth kësaj post