Analisti i njohur Artan Hoxha ka folur për vendimin e marrë nga kryetari i PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve.
Hoxha është shprehur se ky ishte një vendim për të cilin Basha duhet të japë sqarime të mëtejshme dhe shtoi se në këtë rast efekti amerikan ka qenë negativ pasi ka ndërhyrë në demokracinë shqiptare, duke krijuar një komoditet tek qeveria dhe duke sjellë debate në opozitë.
Deklarata e Hoxhës:
“Vendimi i marrë nga kryetari i PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat.
E reduktuar e gjithë cështja në këtë mënyrë, Basha duhet të zgjidhte mes disa mundësive. Të bënte atë që bëri, të bënte të kundërtën e asaj që bëri apo të jepte dorëheqjen. Pyetjet duhet t’i bëhen Bashës por ai ka detyrimin të sqarohet publikisht për arsyet që e bënë të merrte këtë vendim. Cfarë është thënë deri më tani në media është thënë me pikatore.
Arsyet që ai ka pasur dhe pesha e dhënë janë individuale të tij. Dhe më pas mund të marrim vendim pro apo kundër vendimit të tij. Unë jam shprehur qartë se kërkesa amerikane që Lulzim Basha të merrte këtë vendim, ishte e tepruar dhe përtej kufijve. Besoj se ky vendim e dëmton demokracinë në Shqipëri nuk i bën mirë. Sepse krijon ndasi mes opozitës ndërsa i ofron rehati qeverisë e cila sic dihet erdhi në pushtet me shumë kontstime.
Pra efekti amerikan është negativ në vendin tonë. Unë jap opinione, ndërsa Basha duhet të merrte një vendim që do kishte kosto sido të të ishte. Ai duhet të shpjegohet në mënyrë që të bindë demokratët se kjo ishte e vetmja zgjidhje e mundshme, ose se ka marrë një vendim të gabuar dhe le të jenë demokratët që do marrin vendim për fatin e tij. Ka shumë fërkime dhe aty po ngrihet dicka kundër vendimit të marrë nga zoti Basha. Të gjitha palët bëjnë mirë të reagojnë më me maturi dhe të ketë një proces të brendshëm në PD.” – shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post