Ish-kandidatja për kryetare e PD-së Edith Harxhi, e cila e konsideroi nul vendimin më të fundit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i PD-së, liderin historik të së djathtës, Sali Berisha ka komentuar edhe grupin e PD-në, ku ajo bën pjesë. Harxhi thekson se ai nuk do të ekzistojë sapo të hapet gara në parti. Dorëheqja e menjëhershme e Bashës është një ndër hapat kryesorë që duhet të ndërmerren për nisjen e kësaj gare me në fokus partinë dhe jo liderin.
“Grupi për PD-në nuk ka arsye pse të ekzistojë pas hapjes në një gare në parti, nis një proces demokratizimi. Ne po funksionojmë, edhe tani që flasim ka takime me elektoratin. Për t’u shpjeguar njerëzve ku ka arritur partia. Por hapat janë: Dorëheqje e menjëhershme e Bashës nga PD-ja, mbledhja e Këshillit Kombëtar, vendosja e një Këshilli Trilateral si këshill të urtësh në përgatitjen e zgjedhjeve të reja duke filluar nga poshtë lart. Duhet të fillojë një proces demokratik si gjithë partitë e djathta në botë.
Ky proces mund të përmbyllet brenda 6 muajsh. Basha e ka personalizuar vendimmarrjen tejskajshmërisht si Edi Rama. Ajo që mendoj është se grupi për PD-në, funksionon për të krijuar mundësinë dhe për të futur në shina PD-në, për ta futur në garë dhe të ketë disa teza të forta politike. Shpresoj që ky të jetë fundi i tranzicionit në PD, dhe të kemi një fillim të ri duke ruajtur trashëgiminë e partisë të ndërtojë diçka të re e pastër, e djathtë, e pacenuar nga asgjë tjetër”
, – ka thënë Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post