Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha u shpreh mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Ditë e re’ se demokratët janë të gatshëm të pranojnë ftesën e Berishës për të riformatuar partinë.
Hoxha thotë se për riformatimin e partisë nuk mjafton vetëm një vendim anti-statutor por duhet të largohet Basha.
“Nuk mjafton heqja e një vendimi anti-statutor duhet të largohet Lulzim Basha. Është peng i Edi Ramës. Sapo të ndodhë do shikoni një opozitë që nuk e imagjinoni dot. Rama nuk e mbyll dot mandatin. Po i hoqe patericën qeveria bie.”
Cila është rruga?
“Basha largohet me rrugë staturore. Me një protestë kombëtare të ngremë kartonat anëtarët e kuvendit kombëtar të PD-së e ta shkarkojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Siç veproi i turpëruar. Të largohet i turpëruar nga shumica dërrmuese e demokratëve. PD nuk ka rrugë tjetër për tu ngritur në këmbë e fituar zgjedhjet. Ka me qindra të tjerë që mund ta drejtojmë shumë herë më mirë Lulzim Bashën.”
A e priste Basha një reagim të tillë nga demokratët?
“Bëri një test me Godolen. Godole është marrë nga Basha pa garë e pa rivalë si përfaqësuese e departamentit të të përndjekurve politikë.
Jonida Godole bëri një reagim dhe kërkoi largimin e Berishës nga grupi PD. Një njeri që nuk ka lidhje me PD-në dhe në 2017 në cilësohej si ushtarja e George Soros. Çfarë duan njerëzit e Soros në organet më të larta të PD-së?
Rruga për largimin e Berishës është shtruar avash. Deklarata e Godoles është shpërndarë në RD.
Imagjinoni çfarë tronditje i dha demokratëve kur lexuan në RD mendimin e anëtares së sapo zgjedhur.
E ka testuar dhe e priste reagimin e demokratëve por ka menduar se do ta vdesë Berishën politikisht, por harron se Berisha në rastin e parë që mendoni se e keni dobësuar shpërthen si një vullkan e të merr përpara ka energji të jashtëzakonshme.”, – tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post