Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar debatet që po bëhen në lidhje me kreun e PD-së dhe përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.
Ai i indinjuar shkruan se “dy kufoma” po mbajnë peng gjithë debatin publik, ndërsa sipas tij problemi i kartelit importues të miellit është një problem serioz dhe më aktual.
Braçe shkruan se sot karteli ka njoftuar se çdo prodhues brumërash do të rrisë çmimin me 30%.
Postimi i plotë i Braçes:
“Pupupupupupu;
SOT DITA E KATERT,
E GJITHE MEDIA VIJON MERRET ME DY KUFOMA QE LUAJNE LUFTASH!
E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul,
e hoqi, nuk e hoqi,
tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj!
Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!
Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES;
Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%!
Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!”, – ka shkruar ai.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post