Sindi Loci është ish-konkurrente e Përputhen, emisionit i cili theu rekorde shikueshmërie. Qëllimi i Sindit ishte të gjente dashurinë, por pas shumë takimesh ajo nuk arriti të përputhej me asnjë. Edhe pse një vajzë e qetë në fillim, Sindi tregoi se kishte edhe një tip ekspresiv dhe këtë e shfaqi në debate të shumta që bëri në studio.
Debatet e vazhdueshme, por edhe refuzimi i njërit prej djemve për të cilën ajo u deklarua, Murati, bëri që Sindi të merrte vendimin për t’u largua nga emisioni.
Por edhe pas përfundimit të asaj eksperience, për Sindin hatërmbetjet e krijuara brenda emisionit, duket se Sindi nuk i ka harruar dhe këtë e tregojnë postimet e shumta thumbuese që ajo bën kundrejt tyre.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe bën intervista virtuale të shumta me ndjekësit e shumtë. Së fundmi Sindi ka vendosur t’iu kthejë përgjigje pyetjeve të shumta që ata i kanë bërë për jetën private dhe për mendimin e saj për Përputhen 3.
“Si të duket sezoni i tretë i Përputhen 3?”, – ka qenë pyetja që i është drejtuar, ndërsa Sindi dha përgjigjen që s’pritej.
“Mendimi im, teatër i njejtë, aktorë të ndryshëm”, – u përgjigj ajo.
Diskutime rreth kësaj post