Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.
Teksa postoi foto nga disa homazhe të kaluara në Bajram Curri, ku ka qenë i pranishëm edhe Basha që duket mbrapa ish-Kryeministrit, Sali Berisha i bënë thirrje demokratëve që të ngrihen kundër kryetarit të partisë. “Demokrate dhe demokratë, tribuni ynë sot na thërret: kokën lart! Azem ti je gjallë”, shkruan Berisha.
Por mesa duket Berisha, është penduar pasi fotoja me Bashës është mbajtur vetëm disa minuta në profilin e tij dhe është fshirë. Në postimin e tij ai ka vënë një foto ku shihet me bashkëshorten e tij, ndërsa Basha nuk duket asgjëkundi.
Diskutime rreth kësaj post