Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike të cilën ai e themeloi në vitin 1990, dhe që e udhëhoqi deri në vitin 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të atij viti. Pas lëvizjes së Lulzim Bashës, një pjesë e demokratëve paralajmërojnë largim nga partia.
Teksa Berisha ka shpërndarë një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një anëtar i PD-së gris kartën e anëtarësimit, ish-kryeministri kërkon që të mos ketë largime nga partia.
Postimi i Berishës:
“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! sb“-shkruan Berisha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post