Anëtari i grupit ‘Dhjetor ‘90’, Bislim Ahmetaj është i bindur se këtë vjeshtë Lulzim Basha do të largohet nga Partia Demokratike. Ai tha se do të nisin takimet në bazë, ose mund të realizohet një referendum brenda partisë.
Deklarata e Ahmetaj:
“Kemi 8 vite që e mbajmë kryetar Lulzim Bashën, pasi ka pasur mbështetjen e fuqishme të Sali Berishës. E ka mbajtur Bashën në krye të PD-së, pa asnjë meritë dhe pa asnjë mundësi për ta sjellë partinë në pushtet.
Këtë e ka bërë deri para 3 ditësh dhe me një pafytyrësi, një mi ambasadash. Duhej të shtronte propozimin në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe të bëhej votim i fshehtë. Nëse do ta hiqte Këshilli Kombëtar, Berisha nuk do e kundërshtonte. Por ai e bëri këtë me një vendim personal.
Ne ja kemi kërkuar dorëheqjen Bashës që kur ka humbur herën e parë, të dytë dhe të tretë. Ai nuk e njeh institucionin e dorëheqjes. Anëtarësia e PD-së, për gjestin e ulët që ka treguar Basha ndaj njeriut që e ka vendosur në atë post, do të ndërgjegjësohet. Besoj se këtë vjeshtë ai do të largohet. Nëse do të respektohet institucioni i votës në PD, ne vijmë shumë shpejt në pushtet.
Do të nisim takimet në bazë. Nëse nuk do të bindet kupola, atëherë ne do të bëjmë një referendum brenda partisë’, tha gjatë një interviste televizive, Bislim Ahmetaj.
Diskutime rreth kësaj post