Si asnjëherë për këtë ceremoni, nuk u shpërndanë as ftesa dhe as njoftime. Si asnjëherë më parë aty munguan familjarët e Azem Hajdarit, bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij, por mbi të gjitha dhe militantet e PD.
Me sa duket frika ndaj ndonjë reagimi të ngjashëm si ai i ditës së parë të hapjes së parlamentit detyruan Bashen të organizonte përvjedhurazi ceremoni me 8-9 vetë, asnjëri prej të cilëve nuk e ka takuar kurrë Azem Hajdarin.
Kujtojmë se dje ishin kryetarët e degëve ata që i kërkuan Bashës të dilte dhe të sqaronte bazën, për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.
Kërkesë kjo që u refuzua kategorikisht nga Basha për shkak të zemërimit të madh që ka shpërthyer në bazën e partisë pas këtij vendimi.
Diskutime rreth kësaj post