Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të dielë ka reaguar në lidhje me deklaratën e homologut malazez Milo Gjukanoviç, i cili ka thënë se Serbia do ta donte Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë.
Vuçiç në reagimin e tij është shprehur se nënndërgjegjja e Gjukanoviçit fshihet pas asaj deklarate, sepse ai është ai që dëshiron Malin e Zi pa serbë.
“Unë nuk dua, as nuk është e mundur Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Kjo është e pamundur dhe nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, ka thënë Vuçiç për mediat.
Ndër të tjera kreu i shtetit serb thekson se ai gjithmonë ka dashur dhe gjithçka që ka bërë, është se ka punuar për ekzistencën e Malit të Zi pa serbë.
“Unë dua Malin e Zi në të cilin do të jetojnë malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, vetëm se të gjithë kanë të drejtë të jenë ata që janë…”, është shprehur ndër të tjera Vuçiç.
Diskutime rreth kësaj post