Një raport i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se Serbia kishte pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës. Serbia renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, për 6- mujorin e parë, kurse Shqipëria, e dyta me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut, 5.2%. Importet nga vendet e CEFTA-s në periudhën janar-qershor 2021, arritën në 390 milionë euro, ose 19% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 67%.
Këtë gjë ekspertët e kanë cilësuar si një “ripushtim” nga ana e Serbisë përmes mallrave të importuar në Kosovë Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe moderatori Ardit Gjebrea. Ai ka publikuar një pjesë nga ky lajm dhe shprehet se kjo gjë është ditur prej kohësh. Ai shton se është turp për pushtetarët që mbushin xhepat e njerëzve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të serbëve me para.
“Kjo gjë dihet me kohë, por turp për ata që mbushin xhepat e shqiptarëve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të atyre që vranë – me para. Si na quajti ambasadori amerikan? Dele. E deri sa delet nuk dinë ku të gjuajnë, shshsh”, shkruan Gjebrea me ironi.
“Turp! Mbushin me para xhepat e atyre që na vranë!”, Ardit
Gjithashtu ai ka risjellë në kujtesë një shkrim të tij, kur ju bënte thirrje shqiptarëve që të mos blinin më mallra serbe.
“Që në vitin 2014 e kam thënë!”, shkruan moderatori.
Diskutime rreth kësaj post