Tirana është “veshur” me ngjyrat e flamurit amerikan për të përkujtuar viktimat që humbën jetën 20 vite më parë në sulmin terrorist mbi kullat në Nju Jork.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foton dhe shprehet se është prekur nga ky gjest, teksa shkruan se askush nuk mund të kërkojë një mik më të mirë se Shqipëria.
“E prekur të shoh qytetin e Tiranës të ndriçuar me “Yje dhe Vija” për nder të 11 Shtatorit. Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Shqipërisë. Askush nuk mund të kërkojë një mik më të mire”, – shkruan ambasadorja Kim.
Touched to see @CityOfTirana lit up with the Stars&Stripes in honor of #September11. 🇺🇸 is grateful for the friendship & solidarity of the people of 🇦🇱. No one could ask for a better friend. pic.twitter.com/0UK2vq1rKF
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 11, 2021
Diskutime rreth kësaj post