Dërgesat në para të emigrantëve (remitancat) në 6-mujorin e parë të këtij viti, shënuan vlerën 340 milionë euro, duke prekur nivelin më të lartë të dhjetë vitet e fundit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, remitancat janë rritur me 25% dhe me vitin 2019, rritja është 2.2%.
Rolin kryesor në këtë tendencë ka luajtur tremujori i parë, kur treguesi i remitancave për arriti në 169 milionë euro, me rritje 12.5% në raport me tremujorin e parë 2019.
Në 3-mujorin e dytë 2021, remitancat ishin 42% më të larta se e njëjta periudhë e vitit pandemik. Por, ato ishin në rënie me 10.7% në krahasim me prill-qershorin e 2019-s, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten vendet kryesore prej nga dërgohen paratë në Shqipëri, por, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania.
Diskutime rreth kësaj post