Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar vendimin e kryedemokratit Basha për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës.
Ajo deklaroi se Basha është në një pozicion shumë të vështirë, por këto janë punë që i përkasin vetëm PD-së. Spiropali tha se nuk ka asnjë koment për Berishën, pasi është folur shumë për atë në 31 vite.
Komenti i Spiropalit:
“Basha është në një pozicion shumë të vështirë, por është punë e tyre. Duhet të zgjidhin punët e brendshme të partisë, por ne kemi punë të tjera. Ne jemi betuar të shohim interesin kombëtar për Shqipërinë e 2030-ës. Lufta nuk është me opozitën, për ne opozita nuk është armike. Është konkurrente në një garë ku ne dalim me idetë dhe alternativat tona dhe kërkojmë besim.
Nuk kam asnjë koment për zotin Berisha, mjaft komente kemi bërë për të në 31 vite. Ne shikojmë nga Shqipëria, që të bëhet një vend kampion në turizëm dhe energji”, tha Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post