Kuvendi do të mblidhet sërish ditën e hënë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në mbledhjen që do të mbahet në orën 17:00 do të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit.
Njoftim për media:
“Të nderuar kolegë,
Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.09.2021, ora 17:00. (Urdhër nr. 1, datë 11.09.2021, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, bashkangjitur këtij njoftimi.)
Në rendin e ditës të seancës është zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit. Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH, gjithashtu do jetë dhe në transmetim live në faqen ëb dhe FB të Kuvendit.
Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura. Gjithashtu ju informoj se duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.
Faleminderit!“-thuhet në njoftimin zyrtar.
Diskutime rreth kësaj post