Partia Demokratike ka denoncuar sërish tenderat për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti Helidon Bushati nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka denoncuar në emër të PD, skemën e korrupsionit të Edi Ramës dhe ARRSH-së së Belinda Ballukut nëpërmjet 7 tenderave me vlerë 130 milion euro në Unazën e Tiranë.
Më tej ai shkruan se kjo veprimtari do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.
Diskutime rreth kësaj post