Kuvendi i Shqipërisë nisi dhe përfundoi dje me incidente të vogla. Mirëpo në mesin e tyre kishte dhe debate që nisën për shkak të grisjes së fletëve të votimit nga ana e opozitës. Rama u ngrit dhe i grumbulloi të gjitha mirëpo hasi në kundërshtim me deputetët.
Reagimet e deputetëve nuk u pritën mirë nga drejtuesja e seancës, deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo, e cila u kërkoi të mbanin qetësi. Menjëherë ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i kërkoi të pushojë dhe të ndërpresë procesin e votimit.
Debati:
Luljeta Bozo: Ju lutem, qetësi të nderuar deputetë!
Lulzim Basha: Pusho ti! Ndërprit procesin e votimit!
Luljeta Bozo: Mua mos më thuaj pusho! Ju lutem, mbani qetësi!
Lulzim Basha: Ndërprit procesin e votimit. Nuk mund të bëni siç doni këtu!
Diskutime rreth kësaj post