Avokati i njohur Ylli Manjanit ka bërë një reagim të ashpër ndaj ambasadores Yuri Kim. Manjani shkruan se Ministri i Brendshëm Taleban i Afganistanit është i kërkuar nga FBI si terrorist dhe amerikanët tashmë e kanë edhe partner protokollar. “E di zonja Kim këtë gjë që na bën dërr dërr këtu duke na shitur moral?!”, shton Manjani.
Postimi i Manjanit:
‘Ministri i Brendshëm Taleban i Afganistanit nuk është non grata, por i kërkuar nga FBI si terrorist. Ejjj terrorist ndërkombëtar!!! Jo i korruptuar me thashetheme kundërshtarësh politikë në vendin e tij!
E pra amerikanët e katapultuan në qeverinë e Afganistanit pa zgjedhje. Tashmë e kanë edhe zyrtarisht partner protokollar. E di zonja Kim këtë gjë që na bën dërr dërr këtu duke na shitur moral?!
Po e lë mënjanë edhe moralin e katapultimit të talebanëve në pushtet (pa zgjedhje) bash në ditët e përkujtimit të ngjarjes tragjike të 11 shtatorit në SHBA… Nejse, di gjë njeri sa afganas që sollën këtu u pajisën me vizë Amerikane?! Kjo është ajo që na intereson jo morali pa moral…‘-thotë Manajani.
Diskutime rreth kësaj post