Sali Berisha kur u pyet se cili është personi që po lobon kaq fortë kundër tij, edhe pse ka 8 vite që nuk është më në pushtet tha se është George Soros.
Sipas tij, kjo hakmarrje e Soros vjen pasi Berisha i ka prishur planet për ndarjen e Kosovës, ku planin e kishin hartuar së bashku Soros, Rama, Thaçi dhe Vuçiç.
Deklarata e Berishës:
“Është një hakmarrje e mirëfilltë e George Soros. I prisha shumë punë me veriun e Kosovës. Thaçi, Rama dhe Vuçiç kishin shkuar me harta dhe gënjenin, duke thënë se për këtë projekt ishin të gjithë dakord”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post