Moderatori Arian Çani i ka shfaqur pamjet nga viti 2018 ish-kryeministrit Sali Berisha, ku kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ i është përgjigjur edhe pyetjes tendencioze gjatë rubrikës të quajtur prej tij ‘Pyetja që vret’.
Çani duke luajtur rolin e ‘Zotit’ pyet Bashën se kur do ‘të vrasë’ babain e tij politik (duke nënkuptuar ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD-së, Sali Berishën), përgjigja e kreut të opozitës ka qenë :Kurrë.
Berisha teksa ka parë videon, e ka quajtur Bashën një të pabesë.
Sali Berisha tha:
“Lulzim Basha i pabesë. Një akt i cili e njoftoi 20 minuta para se të dalë në deklaratë.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post