Në seancën e dytë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike ditën e sotme vendosën të grisnin fletën e votimit që shërbente për të zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit, si një shenjë proteste ndaj qeverisë Rama.
Por kryetari i PAA-së, Agron Duka, i cili doli deputet nga lista e koalicionit PD-AN nuk iu bind urdhrit të Bashës, pasi vendosi të mos votojë fare.
Ai ka reaguar për herë të parë pas marrjes zyrtarisht të mandatit të deputetit, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se do të përpiqet maksimalisht në ndjekjen dhe zgjidhjen e problemeve, jo vetëm të qarkut Durrës, por edhe të zonave rurale.
Deklarata e Dukës:
“Të dashur miqtë e mi, sot rifilloi funksioni im si deputet në parlament. Ashtu siç jam shprehur herë pas here, do përpiqem maksimalisht në ndjekjen dhe zgjidhjen e problemeve jo vetëm të qarkut Durrës por edhe të zonave rurale të cilat janë prioritet i Partisë Agrare Ambientaliste”, shkruan Agron Duka.
Diskutime rreth kësaj post