Ish-Presidenti, ish–Kryeministri, lideri historik i PD, Sali Berisha, është përjashtuar dje nga grupi parlamentar i kësaj partie pas një vendimi personal të Lulzim Bashës, pa mbledhur asnjë strukturë dhe pa u konsultuar me askënd.
Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha për të analizuar përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar akuzoi Bashën se po mban peng opozitën dhe Shqipërinë me marrëveshjen korruptive me Ramën.
Deklarata e Hoxhës:
“Demokracia ndodhet në rrezik dhe na takon ne të zgjidhim. Fokusi i demokratëve është të çlirojnë opozitën që është patericë e pozitës. Emergjencë është çlirimi i opozitës nga pengmarrja e Bashës e stafi i tij. PD nuk mund të vrasë babain e saj politik. Të majtët vrasin njëri tjetrin.
Sot, Basha, ka statusin e Judës që e tradhtoi Krishtin për 30 tendera. Do të dalin tenderat. I bëj thirrje publike Berishës, të thërrasë urgjentisht protestë kombëtare ta shkarkojmë Lulzim Bashën se nuk pret më koha. Berisha nuk është Vangjush Dako. Është akt tradhtie i Bashës”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post