Partia Demokratike ka nisur aksionin e parë opozitar ditën e sotme në seancën parlamentare ku po votohet për kryetaren e re të parlamentit, Lindita Nikolla.
Të gjithë deputetët e PD-së kanë grisur fletët e votimit dhe i kanë hedhur në mes të hollit të parlamentit. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj Bashës, pasi e quan pa lidhje këtë veprim.
Deklarata e Manjanit:
“Me thënë të drejtën Lindita Nikolla është gjetje për të drejtuar Kuvendin. Personalisht më vjen mirë për Linditën dhe i uroj suksese!
Kjo grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon aspak faqen e zezë të vendimeve të natës… Të bësh deal me Ramën e të zihesh me Linditën, kot pa lidhje s’ka asnjë kuptim. Apo ke faj o Sali, ke faj..!”, shkruan Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post