Opozita i grisi fletët e votimit për kryetaren e Kuvendit, ndërsa nga Edi Rama u ngrit dhe i mblodhi ato në një qese. Kjo duket se ka nxehur Belind Këlliçin i cili tha se ato nuk duhen prekur pasi janë materiale zgjedhore.
“Ka rregulla këtu asnjë individ nuk mund të rek materialet zgjedhore, kjo nuk është normale” tha Këlliçi.
Kjo ka bërë që kryeministri Edi Rama, të ngrihet nga vendi dhe t’i çojë qesen me fletët e grisura Këlliçit. Më pas kjo qese është marrë nga kreu i grupit të PD, Alfred Rushaj dhe është derdhur sërish në tokë.
Diskutime rreth kësaj post