Ish kryeministri Sali Berisha, pas vendimit që mori kryetari i PD-së ka shpërthyer keq ndaj Lulzim Bashës dhe është vënë në lëvizje që pas daljes nga seanca plenare.
Ai theksoi se do të bënte gjithçka për të rikthyer në vend sovranitetin e partisë, i cili sipas tij është hequr për shkak të marrëveshjes që ka lideri demokrat Lulzim Basha me Ramën.
Berisha ka takuar në zyrën e tij Edi Palokën, Flamur Nokën dhe Tritan Shehun. Ndërkohë, duket se Berisha ka filluar të lëvizë për të ndëshkuar Bashën. I ftuar në Abc Live përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i FRPD dhe ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, paralajmëroi një mbledhje të këtij organizimi të rëndësishëm të partisë pa dijeninë e kryetarit Basha, përmes të cilit ai të shkarkohej.
Do të duhen 25% të firmave të anëtarëve të këtij këshilli për të mundësuar organizimin e tij, por me Edi Palokën në krye që u radhit krah Berishës, kjo nuk duket një mision i pamundur.
Diskutime rreth kësaj post