Ish-sekretari i përgjithshëm i selisë blu Arben Ristani ka komentuar përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar.
Ristani është shprehur se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ishte si të gjithë vendimet e tjera një vendim i pa konsultuar me politikanët e tjerë dhe i pabazuar në statutin e partisë. Ndër të tjera ai ka theksuar se ky ishte një vendim që duhet ta merrte vetë Berisha pasi ai e kishte dhe problemin dhe nuk duhej të merrej nga Basha.
Deklarata e Ristanit:
“Lulzim Basha surprizoi dhe këtë herë, ai vepron në minutën e fundit natën, siç bën edhe me kolegët e tjerë, nuk ka dyshim që statutin e PD-së e ka grisur me kohë dhe këtë herë ka marrë një vendim personal në kundërshtim me statutin. Përjashtimi duhej të ishte konsultuar me grupin. Organet vendimmarrëse janë organet kompetente në PD, është Këshilli Kombëtar. Unë e kam të përsërit që ai duhet të respektojë statutin. Mori një vendim si skuth, natën pa e konsultuar një vendim me politikanët e tjerë dhe me njerëzit që janë pjesë e vendimmarrjes në PD. Vendimmarrja i takonte Sali Berishës.
Basha nuk e do PD por do ta trajtojë si një dyqan personal ku shet e blen dhe pasuron veten dhe familjen e tij. do të vinte dhe do të ndodhnin këto situata nuk hyj te thelbi i vendimmarrjes ka një qëndrim politik nga DASH dhe dy ishin zgjidhjet, ose e zotit Berisha që zgjodhi te jetë në parlament ose përmes statutit, kjo që bëri Basha është veprim tipik i skuthit natën. Burri i shtetit zbaton statutin dhe del para anëtarësisë dhe konsultohet me të gjithë”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post