Zhvillimet të reja ka pasur brenda Partisë Demokratike, një ditë para se të nisë legjislatura e re në Parlament. Në selinë blu, ditën e sotme është zhvilluar një takim, ku të pranishëm kanë qenë vetë lideri Lulzim Basha, kryesia e grupit dhe drejtuesit politikë nëpër qarqet e vendit. Sipas gazetarit Osman Stafa, theksi i diskutimeve në këtë mbledhje ka qenë koordinimi i Partisë Demokratike nesër në punimet e parlamentit.
Sakaq, LSA ka siguruar foto ku shfaqen deputetët e sapozgjedur të PD në oborrin e selisë blu, në prag të nisjes së mbledhjes. Flamur Noka, i cili ishte drejtues politik i Kamzës në zgjedhje, shihet duke shtrënguar duar me Xhelal Mziun.
Ky i fundit u zgjodh deputet në Qarkun e Dibrës, e njëherazi ishte drejtues politik në këtë qark. Sakaq, Tomor Alizoti dhe Blelind Këlliçi u panë së bashku teksa hynin në hollin kryesor të selisë. Ndërsa, Edmond Spaho dhe Ervin Salianji, të dy këta deputetë të zgjedhur në Qarkun Korçë, u shikuan të vetëm.
Nuk munguan as gratë deputete në këtë mbledhje. Oriola Pampuri dhe Albana Vokshi janë fiksuar nga objektivi i aparatit fotografik duke hyrë për në seli. Ajo që bie në sy janë veshjet e tyre, të përshtatshme për këtë stinë vjeshte. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Diskutime rreth kësaj post