Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se partia e saj është duke luftuar dhe e ka ditur gjithmonë se nuk do ta fitonte me automatizëm pozitën më të lartë në Gjermani pas 16 vjetëve të saj në pushtet.
Sondazhet e fundit tregojnë se blloku i Merkelit, në krye në kandidatin Armin Laschet është në pozitën e dytë, mbrapa Social-Demokratëve të qendrës së majtë. Merkel i ka ikur fushatës, ndonëse kohë pas kohe ka mbështetur Laschet.
E pyetur në një konferencë për media nëse është e shqetësuar për rezultatin e partisë së saj, Merkel ka thënë se “ende jemi në mes të fushatës dhe po e shoh se jemi duke garuar ashpër”.
Ajo ka thënë se nuk do të spekulojë deri në ditën e zgjedhjeve.
“Ka qenë e qartë për secilin në CDU dhe CSU se nuk do të fitonim zyrën e kancelarit sërish me automatizëm dhe pa përpjekje pas 16 vjetësh”, ka thënë Merkel.
Ajo i është referuar Unionit të saj Demokristian (CDU), që e drejton tani Laschet, dhe partisë së saj simotër, Unionit Kristian-Social (CSU). Merkel ka thënë më 2018 se nuk do të synonte një mandat të pestë.
Diskutime rreth kësaj post