Pedagogu Erlis Çela, ka komentuar largimin e deputetit Taulant Ballës, nga dy poste të rëndësishme, nga drejtuesi i qarkut në Elbasan dhe kreu i grupit parlamentar.
Çela shprehet se ky vendim ka ardhur, pasi Rama nuk do të ketë një person të fuqishëm në Partinë Socialiste.
Ai thotë se vendimi për emërimin e kabinetit të rinj, është marrë në bazë të kriterit që sipas tij është besnikëria.
“Në PS nuk ka më rryma. Balla kishte pritshmëri. Rezultati tregoi se Balla ishte njeriu më i votuar brenda PS. Vendimmarrja që Rama bëri, ka një mesazh për emrat që në njëfarë mënyre marrin një lloj fuqie, promovohen. Rama nuk do që në PS të ketë një të fortë, një person i dytë.
Nuk ka më PS, kur ishte Fatos Nano dhe Gramoz Ruçi. Nuk ka më emra të tillë në PS. Është një parti që kontrollohet në mënyrë të plotë nga Rama, ku secili individë aty është sepse do Rama që të jetë. Kriteri kryesor për ata që ka vendosur ka qenë besnikëria. Në rastin e Ballës, ishte thjesht një alibi, Rama donte ta godiste, ti jepte një mesazh. Në PS nuk mund të ketë një person të dytë me një lloj fuqie të konsiderueshëm. Balla mbetet një sërish një person i rëndësishëm në PS”, – tha pedagogu Erlis Çela për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post