Këto ditë shtatori temperaturat janë rreth vlerave mesatare në përgjithësi në territoret tona, ndërsa ditët e ardhshme kemi tendencë të rritjes së vlerave pak mbi mesataren, pra na presin ende disa ditë nëse mund të themi të ngrohta shtatori, por nxehtësinë diellore mund të “zbusin” vranësirat e shpeshta.
Sa i përket reshjeve atmosferike ende nuk priten reshje konkrete, madje më së thati pritet të jetë në Kosovë, ku rrallëkund mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu, ndërsa shirat fillojnë të shpeshtohen në gjysmën jugore të Shqipërisë, por edhe atje ende nuk priten reshje të konsiderueshme. Riga ose rrebeshe afatshkurtra mund të ketë edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore.
Ndikimi i masave të thata anticiklonike do ta përkeqësojë ende gjendjen me thatësinë ekstreme në rajonin tonë, ndërsa nga gjysma e Shtatorit afërsisht ka gjasa për ndryshim të gjendjes sinoptike kur mund të kemi afrikimin e një cikloni nga Atlantiku përmes Francës, Italisë dhe frontit nga Evropa qendore dhe ky ciklon mund të na sjellë reshje të shumëpritura të shiut.
Sidoqoftë deri në gjysmë të muajit kryesisht thatë dhe pa reshje me përjashtim të Shqipërisë (jug-qendër) ku priten reshje dhe rrebeshe të herëpashershme. Nga 15-16 Shtatori kemi gjasa të mira për reshje shiu në gjithë rajonin.
Diskutime rreth kësaj post