Partia Demokratike do të rikthehet nesër në Kuvend për herë të parë, pas djegies së mandateve. Ndërkohë mësohet se 1 orë para seancës së parë parlamentare për këtë sesion të ri, që do të fillojë në orën 10.00 këtë të premte, PD ka lajmëruar se do të zhvillojë mbledhjen e grupit parlamentar, ku nuk ka asnjë njoftim nëse do të ketë një qëndrim për Sali Berishën.
Deri më tani Lulzim Basha nuk ka folur publikisht për qëndrimin që do të mbajë PD ndaj Sali Berishës, duke lënë në fuqi, deklaratën që vetë Berisha ka zbuluar për gazetarët, se kreu i PD, i ka kërkuar ambasadores Kim, prova për shpalljen e Berishës non grata.
Çështjet që Partia Demokratike pritet t’i ketë me prioritet për të diskutuar me PS, dhe mbi të gjitha të gjejë konsensus janë ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore dhe territoriale, pasi sipas opozitës, këto 3 çështje kanë pasur ndikimin e tyre në humbjen e zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post