Më 13 dhe 14 shtator kancelarja Angela Merkel zhvillon një turne lamtumire në Ballkanin Perëndimor. Më 14 shtator Kancelarja do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Ndërkohë Ambasada e Gjermanisë në Tiranë me anëtë një postimi në rrjetet sociale shkruan se Merkel në Tiranë fillimisht do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin Edi Rama.
Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.
Në bisedimet e më pasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i ambasadës:
“Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator ️
Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në . Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.” – thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post