Mësohet se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk ka qenë sot i pranishëm në seancën gjyqësore. Avokati i tij paraqiti një akt ekspertim mjeko-ligjor, me të cilin provonte se Llalla ishte i sëmurë dhe në regjim spitalor.
Avokati Sokol Hazizaj ka hyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe prej orës 10.30 po bën parashtrimet që janë një hap larg vendimit të Gjykatës Antikorrupsion.
Avokati kërkoi pafajësi për të dhe vijon ende mbrojtjen ndërsa seanca po monitorohet edhe nga ndërkombëtarë, kryesisht të Ambasadës Amerikane që kanë qenë të pranishëm në çdo seancë.
Nëse Llalla shpallet fajtor me formë të prerë ai duhet të arrestohet.
Por nuk dihet ende nëse vendimi do shpallet sot, ndonëse mbrojtja e ish-prokurorit është pretendimi i fundit i palëve.
Diskutime rreth kësaj post