Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi në spitalin modular të Covid-it në Tetovë, ku deri më tani flitet për 10 jetë të humbura.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërsa e ka shoqëruar postimin dhe me një fjongo të zezë në shenjë zie.
“MIRËMËNGJES
dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e jetëve të humbura të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, – shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post